Grabiti mbi 6 mln lekë në kasafortën e kompanisë ku punonte, arrestohet në Tiranë


Një 37-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi akuzohet se ka grabitur një shumë të konsiderueshme parash në subjektin ku ishte i punësuar.

Në kuadër të operacionit “Kasaforta” u vu në pranga shtetasi Besmir Lurdhi, banues në Tiranë, i cili akuzohet për veprën penale “Vjedhja”.

Autoritet policore bëjnë me dije se nga veprimet hetimore dyshohet se 37-vjeçari ka vjedhur 680 000 lekë të rinj, nga kasaforta e subjektit privat në të cilin ishte i punësuar, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”.

Uniformat blu kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 640 000 lekë të rinj që u gjetën në banesën e këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Latest articles

Related articles