𝐉𝐮 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐧𝐢 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐮𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐢𝐫𝐞̈ 𝐧𝐞̈ 𝐦𝐛𝐫𝐨𝐣𝐭𝐣𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐏𝐚𝐫𝐭𝐢𝐬𝐞̈ 𝐃𝐞𝐦𝐨𝐤𝐫𝐚𝐭𝐢𝐤𝐞,
Ju bëj me dije se në mbledhjen e kryesisë kam mbajtur këtë fjalë:
Për më shumë se një vit në emër të bashkimit, në emër të bashkëpunimit mes demokratëve, është humbur kohë e vlefshme për të marrë vendimet e duhura në kohën e duhur dhe me qëndrime të qarta.
▪️Vendimmarrja e drejtë, në kohën e duhur dhe qëndrimet e qarta së pari për identitetin politik të Partisë Demokratike është ajo që vlen sot.
▪️Kam qëndruar sepse kam shpresuar se së bashku kemi marrë disa vendime të rëndësishme në kuvendin e 18 dhjetor-it dhe shumë prej jush këtu keni votuar “PRO” – A i qëndroni ende atyre parimeve mbi të cilat duam të ringremë Partinë Demokratike?
▪️Padyshim nëse flasim për një proces kohezioni mes demokratëve, proces i cili do të duhet te ndodh në kohë, nuk shoh asnjë pengesë, madje e gjej të dobishme që kjo kohë të energjizohet me qëndrimet, aktet dhe vendimmarrjen e duhur.
▪️Nesër nuk do të ketë më kohë për Partinë Demokratike dhe të gjithë që sot kemi mundësinë për vendimmarrje të qartë e të drejtë nuk do mundemi ta bëjmë, do të mbajmë përgjegjësi historike për këtë.
▪️Në këtë situatë mendoj se është përgjegjësia jonë të japim energjinë e duhur, vlerësimin e duhur këtij momenti dhe të përgatitim strukturën e Partisë për zgjedhjet e saj të brendshme si për kryetar ashtu edhe për organet e tjera drejtuese.
▪️Unë jam me demokratët, me ata demokratë që kanë qëndruar, jam në krah të kolegjit të kryetarve me mundin dhe sakrificat e tyre, me akte konkrete, jo me fjalë.