“Shqiponjat” morën para nga agjenti i AMP, Dosja e Policëve që shisnin fishek e para me fajde në “Signal”

U arrestuan për shpërdorim detyre mbeten në qeli 2 policët e”Shqiponjave” në Tiranë.

Redaksia zbardh dosjen e policëve të patrullës “Shqiponja”. Merrnin para për të moskontrolluar persona me mjete luksoze të cilët mund të kishin sende të ndaluara, thuhet në dosjen hetimore. Të planizuar në zonën e Bllokut agjentët tashmë po hetohen për disa raste të dyshuar për korrupsion e shpërdorim detyre.

Teksa ishin në përgjim e vëzhgim rezulton se dy policët Hashim Xhixha dhe Andi Çelmeta i kanë marrë 100 euro edhe agjentit të mbikqyrjes policore i cili i ndiqte prej 1 jave hap pas hapi.

Për të dy efektivët është caktuar masa e sigurisë arrest në burg.

Ndërkohë nga kontrolli në kushtet e flagrancës atyre i janë gjet mbi 700 euro nëpër xhepa.Në dosjen e tyre rezulton se policët me telefonat Iphone përdornin aplikacionin “Signal” për të shitur fishek luftarak tek persona të botës së krimit dhe ishin përfshirë në para me fajde.

Latest articles

Related articles