Bardhi: Manastirliu të dorëhiqet. I përgjigjet Balluku: Sa e ke tarifën ti?

Balluku-Bardhit:
Sekretarja ime dhe unë dhe besoj që me të gjitha përpjekjet që keni bërë ju dhe kolegët tuaj, SPAK një organ i pavarur. Sa është tarifa juaj dhe e kolegëve për të ndërtuar çështjen në GJK? Jeni ofruar për të marrë para për të dërguar çështje në Kushtetuese, ndërkohë që çështjet që iu çoni atje kanë të bëjnë me interesin publik. E dini shumë mirë çfarë çështje keni çuar. Thirrja jotë në 2021 kushtoi jetë njerëzish në Elbasan. Nuk e di nëse je personi i duhur për të folur për etikë, korrupsion etj. Shyqyr zotit nuk ka mbetur në dorën tënde. Kush hyn dhe kush del nga burgu nuk është në dorën e qeverisë. Ne nuk kemi asnjë lidhje me drejtësinë. Do t’ju duhet disa vite që ta kuptoni këtë. Jeni rritur me idenë që drejtësia është në dorën e babait tuaj spiritual, por jo. Çështjet i ke çuar në SPAK, do vendosin ato se çfarë kemi bërë ne. Ti që vihesh për t’i shpërbyer popullit, sa para paguhesh?

Latest articles

Related articles