TIRANË– Në përfundim të mbledhjes të grupit parlamentartë PD Gazment Bardhi njoftoi se qëndrimi i miratuar në mbledhje do të bëhet i dituar nga zyra e shtypi. ABC News mëson se deri në zgjedhjen e kryetarit, partia do të drejtohet nga Gazment Bardhi dhe Jorida Tabaku. Në proponcimin për mediat, Bardhi tha se vetëm bashkimi e bën PD alternativë qeverisëse.
“Sot grupi ka miratuar një qëndrim lidhur me PD dhe proceset, qëndrim që do bëhet me dije shumë shpejt.
Dua të sjell në vëmendje se grupi i PD në vijimësi është e vetmja trupë që ka bërë thirrje për bashkimin e demokratëve. Ndasite e përcarjet sjellin humbjen e opozitës dhe forcimin e pales kundershtare. Nuk paragjykoj asnjë vendim të asnjë institucioneve të PD. Detyra e cdo përfaqësuesi i PD do të duhet të jetë forcimi i PD, bërja e PD forcë alternative qeverisëse në zgjedhjet e ardhshme. Gabim historik nëse vijojmë me frymë përcarëse.” u shpreh Bardhi.