Tirana mban në detyrë trajnerin Shehi. Ja plani për sezonin 2023-2024

Orges Shehi do të vijojë të jetë trajneri i Tiranës. Është ky lajmi i fundit që vjen nga klubi bardheblu teksa bëhet me dije se durrsaku dhe presidenti Refik Halili kanë zgjedhur të zgjasin bashkëpunimin.

Përmes një njoftimi në kanalin zyrtar lajmërohet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për edicionin e ri. Edhe pse në media u përfol se ai do të zgjedhë një destinacion tjetër, së fundmi surpriza mban emrin e Shehit.

“Klubi i Futbollit Tirana njofton arritjen e marrëveshjes me trajnerin Orges Shehi. Pas bisedimeve mes palëve, klubi dhe tekniku vendosën të vazhdojnë bashkëpunimin mes tyre.

Presidenca dhe drejtori teknik i skuadrës @tefikosmani21 shprehin falenderimet për profesionalizmin dhe punën e madhe që trajneri i dy vjeçarit të fundit ka bërë me ekipin si edhe kënaqësinë të vijojnë të kenë Orges Shehin në krye të pankinës KF Tirana.

Të bindur se ky do të jetë hapi i parë i sigurtë drejt projektimit të një skuadre solide dhe kampione. I urojmë suksese trajnerit në vazhdimësinë e punës së tij nën stemën bardheblu”, thuhej në njoftimin e klubit bardheblu.

Latest articles

Related articles