Tabaku: kryesia nuk duhet të hapë garën për kryetarin e PD

Në datat 5 dhe 6 qershor PD do të mbledhin fillimisht grupin parlamentar dhe më pas kryesinë, për të vendosur në lidhje me të ardhmen e kësaj force politike dhe drejtimin e saj.

Jorida Tabaku, e cila në cilësinë e nënkryetares mban pozicionin më të lartë në Partinë Demokratike, në një intervistë për Vizion Plus sqaron se ajo do të mbrojë idenë që PD të mos hapë garën për kryetar në këtë moment.

JORIDA TABAKU, NENKRYETARE, PD

Une mendoj qe te marten kryesia nuk duhet te hape garen per kryetarin e PD. Kryesia ditën e martë duhet të gjykojë për një proces i cili na lë kohë që ne të reflektojmë, na lë ne kohë që të fillojmë të kontaktojmë me njerëzit, të flasim me njerëzit. Kemi qenë në një ngërc të jashtëzakonshëm edhe me prezencën tonë në terren.

Tabaku gjykon se PD duhet të marrë kohë për të analizuar rezultatin e zgjedhjeve, problemin e çarjes së partisë, të shohë gjendjen e strukturave para se të zgjedhë kryetarin. Tabaku ka preferuar të shmangë komentet për rikthimin e Lulzim Bashës në fushatë për të marrë sërish drejtimin e PD, duke theksuar se në gjykimin e saj një drejtim i përkohshëm kolegjial do të ishte zgjidhja më e mirë.

Une e kam degjuar me kujdes ne disa prej deklaratave qe ai ka bere neper qytetet po nuk e kam degjuar qe ai te jete shprehur kaq qarte. Une mendoj që ne duhet të lëvizim nga kjo gjuha që nuk më pëlqen ky dhe nuk më pëlqen ai. Unë mendoj që për momentin PD nuk duhet të hapë procesin e zgjehdjeve. Duhet te kete nje grup me 3 persona te cilet do ta cojne PDn e menyre natyrale ne zgjedhje. Gabimi që ne kemi bërë që pas cdo humbje ne kemi rizgjedhur kryetarin mendoj që na ka dëmtuar . Nuk duhet të nxitojmë në këtë proces

Sipas Tabakut, PD duhet të lexojë rezultatet e 10 viteve të fundit e të ndryshojë.

“Kemi nevoje te nisim nje proces reflektimi, per ta hapur partine demokratike, për të ndryshuar mënyrën si merren vendimet në parinë demokratike. Për ta bërë PD një forcë të mirëfilltë politike, e cila është e shtrirë në mënyrë kapilare në terren dhe jo një forcë elektorale, që sa herë ka zgjedhje ne fillojmë e angazhohemi. Opozita e gjatë na ka detyruar në fakt që në territor të kemi më pak prezencë se sa kemi pasur. Dhe së fundmi për ta bërë PD një parti që iu drejtohet të gjitha shtresave.”

Deri tani brenda grupimit që mban logon e PD janë dy grupime, njëri grupim pjesë e të cilit janë Gazment Bardhi e Jorida Tabaku, të cilët mbështesin idenë e shtyrjes së zgjedhjes së kreut të PD dhe një grupim tjetër i cili gjykon se duhet të hapet gara për drejtimin e kësaj force politike.

Por ndërsa vendimi për të ardhmen e PD ende nuk është marrë, ish-kryetari i saj, Lulzim Basha, ka nisur turin e takimeve me strukturat, duke prezantuar programin e tij për drejtimin e PD.

 

Latest articles

Related articles