Dyshime për tenderin 400 milionë lekë të pastrimit të Korçës, Sotiraq Filo dyfishoi fondin

Sotiraq Filo i Bashkisë Korçë bën çudira dhe shpikje nga më të ndryshmet në tenderët që zhvillon. Këtë herë ai ka hapur një tender për pastrimin e qytetit. Fondi limit i kësaj procedure është plot 400.041.205 lekë (pa TVSh) dhe kohëzgjatja e kësaj procedure është 36 muaj, ose 3 vjet. Në dokument shihet se afati i fundit për paraqitjen e ofertave është data 26 qershor 2023 në orën 11.00.

Praktikisht i bie që për një vit do të shpenzohen rreth 133 milionë lekë për të pastruar mbeturinat në qytetin e Korçës. Sigurisht që është një shumë e lartë, kur e dimë që pastrohet vetëm qendra e qytetit dhe nëpër lagje pastrimi bëhet njëherë në muaj.

Kujtojmë se tenderi i fundit për pastrimin nga Bashkia Korçë është mbyllur në fillim të vitit 2018. Lufta për këtë tender filloi që në vitin 2017 dhe ka pasur objekt “pastrimi, evadimi i mbetjeve urbane në Bashkinë e Korçës (Shërbimi i pastrimit)”.sipas llogaritjes në periudhën 2018-2022, Bashkia Korçë ka shpenzuar afro 72 milionë lekë për pastrimin.
Tenderin me afat 5 -vjeçar e ka fituar firma “Korsel” e cila i përfiton këto tenderë që në vitin 2012, kur Peleshi i dha një tender me vlerë rreth 3 milionë euro me afat 5 vjeçar. Në vitin 2017 iu dha tenderi me vlerë 3.5 milionë euro sërish me afat 5 vjeçar. Dhe tani me siguri e ndan me miqtë e tij llokmën e shtuar. Pra, afro dyfish është shtesa dhe diferenca e fondit kuptohet se ku shkon./ Esmerlada Hida/

Latest articles

Related articles