Politologu Kalemaj: Basha s’mund të ketë rikthim pa bërë një ‘mea culpa’. Duhet të përcaktojë kursin e tij politik

Politologu Ilir Kalemaj duhet të bëjë “mea culpa” dhe t’u japë përgjigje disa pyetjeve mbi vendimmarrjet e së shkuarës, duke shtuar se në të kundërt e sheh të vështirë që ai të bëhet lideri opozitar që frymëzon PD-në për të ardhur në pushtet.

Basha s’mund të ketë rikthim pa bërë një ‘mea culpa’ të plotë në lidhje me atë që ka bërë. Duke filluar nga fakti që është spekuluar sa ka qenë vendimmarrja e tij dhe sa është ndikuar nga Berisha, duke filluar nga listat që i ka nxjerrë në 12 pa një minutë! Sot flet për lista të hapura ndërkohë që ka qenë vet zotëria që i ka kundërshtuar. Duhet të jetë i prerë mbi çfarëdo bashkëpunim politik që do ketë apo s’do ketë me Ramën në radhë të parë, por edhe me Berishën dhe aktorë të tjerë. Duhet të përcaktojë kursin e tij politik, nëse do jetë betejë afatgjatë apo thjesht një luftë për përfitim personal në afatshkurtër siç ka dëshmuar në të kaluarën. Pa u dhënë përgjigje për këto tre premisa, opinionit publik, mbështetësve të tij, por mbi të gjitha votuesve të opozitës, nuk besoj se Basha, pavarësisht se mund të zgjidhet kryetar i një partiçke të bëhet ai lideri opozitar që frymëzon PD-në për të ardhur në pushtet”.

Latest articles

Related articles