Me krizën në veri të Kosovës, me luftën në Ukrainë, presioni ndërkombëtar nuk mund të jetë i njëjtë kudo.
Saimir Tahiri, kampioni dhe pishmani i kryeministrit, bëri 20 muaj në pak dhe erzin ia morën më pak seç e meritonte.
Megjithatë burg bëri si burrat. Nuk foli. Nuk nxorri fletoren e shënimeve dhe përgjimet për qeverinë. La emër të mirë me burgaxhijtë.
Nuk rrezikohet reforma në drejtësi nga dalja e Tahirit. Por nga mos futja Ahmetajt, Dakos dhe non gratave të tjerë.
Qëndrimi i ambasadores së SHBA Yuri Kim për lirimin e parakohshëm të Tahirit ishte më serioz se reagimi i Berishës dhe heshtja e Metës.
Berisha e futi në konspiracion siç bën sa herë që nuk di asgjë çfarë ndodh në vend.
Ilir Metaj është politikani i vetëm që hesht për burgun e Tahirit dhe hetimin e Ahmetajt nga SPAK. Hallet e tij në SPAK e bllokojnë mendërisht. Qep gojën. Rri dhe pret.