Kush po i përhap lajmet për arrestimin e Vangjush Dakos ?


Redaksitë e lajmeve mbrëmë nuk po arrinin do të konfirmonin zërat që u hodhën në qarkullim nga zyrtarë të lartë për arrestimin e Vangjush Dakos. Ndoshta si diversionion për daljen e parakohshme nga burgu të Sajmir Tahirit, i cili kishte eshe 20 muaj dënim për të bërë në kushte burgu.

Ditën e djeshme, ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u thirr nga Prokuroria e Posaçme SPAK.

Kjo ishte hera e dytë që Dako thirret në SPAK.

Herën e parë ai u mor në pyetje për disa orë rresht në datë 16 mars të këtij viti, lidhur me disa objekte pa leje të cilat pësuan dëmtime të rënda nga tërmeti i rënë në 26 nëntor 2019-të.

Dako u pyet në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.

Latest articles

Related articles