Zbardhet vendimi i Gjykatës për Tahirin: Mund të dalë nga shtëpia për nevoja familjare


Është zbardhur vendimi i Gjykatës për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Sipas këtij vendimi, Tahirit i mbetet të kryejë në shtëpi 1 vit e 8 muaj e 15 ditë.

Referuar dokumentit ndonëse në “arrest shtëpie”, Tahirit i lejohet që të dalë nga shtëpia, për plotësimin e nevojave familjare, por vetëm pasi Shërbimi i Provës të jetë dakord.

Vendimi i Gjykatës

1. Pranimin e kërkesës.

I dënuari Saimir Bashkim Tahiri, i datëlindjes 30.10.1979, bazuar në nenin 59/a,

VENDOSI
Shkronja “b” të Kodit Penal, pjesën e pavuajtur të dënimit me burgim prej 1 (një) vit, 8 (tetë) muaj dhe 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, ta vuajë me “Qëndrim në shtëpi”, në adresën e banimit: Rruga “Kodra e Diellit”, pallati Nr.3, Bashkia Tirane.

3. Lejohet i dënuari Saimir Bashkim Tahiri, që gjatë periudhës së qëndrimit në shtëpi të largohet nga vendbanimi tij për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare për të cilat Shërbimi i Provës është dakord.

4. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dënuarit Saimir Bashkim Tahiri, nga vuajtja e mëtejshme e dënimit në I.E.V.P. Kosovë Lushnje, në zbatim të këtij vendimi, nëse nuk mbahet i arrestuar apo i dënuar për kryerjen e ndonjë vepre tjetër penale.

5. Një kopje e këtij vendimi t’i dërgohet Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Elbasan për zbatimin e tij dhe Institucionit të Ekzekutimit te Vendimeve Penale Kosovë, Lushnje”.

Pas 1 viti e gjysmë në qeli, ish ministri i Brendshëm, Samir Tahiri u lirua nga burgu. Ai do të kryejë pjesën e mbetur të dënimit në shtëpi. Vendimi është marrë ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit, nga gjyqtarja Matilda Fetahu.

Latest articles

Related articles