Vangjush Dako paraqitet sërish në SPAK

Ish-kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është paraqitur sot në dyert e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ish-kryebashkiaku i Durrësit është thirrur në SPAK edhe në muajin mars, ku dha për 4 orë deklarime para prokurorëve, por sot është parë sërish të hyjë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Deri më tani raportohet se Vangjush Dako akuzohet për një legalizim fiktiv, pasi ka ligjëruar katet e një pallati që nuk ekzistonte. Por vetë Dako nuk ka bërë me dije se përse ishte thirrur. Ish-kryebashkiaku është një prej ish-zyrtarëve të lartë të shpallur “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkë me ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-deputetin Tom Doshi dhe ish-kryeprokurorin Adriatik Lalla.

Latest articles

Related articles