Ditari i luftës: Kreu i Wagner hyn në paranojë me Shtabin e përgjithshëm rus, Ukraina thotë se…

Themeluesi rus i grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, pas një sërë përplasjesh me udhëheqjen ushtarake ruse ka bërë një deklaratë të fortë, duke thënë se forcat pro-ruse po përpiqen të hedhin në erë njerëzit e tij.

Në postimin e tij në Telegram, Prigozhin pretendon se njerëzit e tij zbuluan dymbëdhjetë pika në pjesën e pasme ku zyrtarët e Ministrisë së Mbrojtjes kishin vendosur pajisje të ndryshme shpërthyese, duke përfshirë qindra mina antitank. Kur u pyetën pse, ata i thanë se ky ishte urdhëri që kishin marrë nga eprorët e tyre.

“Nuk ishte e nevojshme që ata të vendosnin këto eksplozivë për të penguar armikun pasi kjo zonë ishte në pjesën e pasme. Prandaj, mund të supozojmë se këto eksplozivë ishin të destinuara për njësitë e përparme të Wagner”, tha ai.

Anëtarët e Wagner pothuajse janë tërhequr nga qyteti lindor i Ukrainës, Bakhmut, pasi pushtuan pjesën më të madhe të tij muajin e kaluar, duke pësuar viktima të rënda. Ata ia dorëzuan pozicionet e tyre njësive të ushtrisë së rregullt ruse, ndërsa akuzuan se nuk u përkrahën gjatë luftës së tyre siç iu ishte premtuar.

Nga ana tjetër Inteligjenca ushtarake ukrainase monitoron vendndodhjen në kohë reale të Vladimir Putin dhe  Eugene Prigozhe, sipas zëdhënësit Andriy Jusov, i cili tha se “megjithë përpjekjet për të fshehur këtë informacion dhe përdorimin e supozuar të teknologjive të ndryshme, duke përfshirë sozitë nga liderët rusë, nuk është diçka që mund të fshihen”.

“Sa i përket vendndodhjes së tyre, sigurisht që ne e dimë”. “Putini është i ruajtur, ai është një person i ruajtur mirë dhe Prigozhin sillet ndoshta më lirshëm në mesin e establishmentit rus,” tha Yusov.

“I gjithë ky informacion është i njohur për ne dhe partnerët tanë dhe shpesh monitorohet në kohë reale.

Megjithatë, Yusov këmbënguli se autoritetet ukrainase aktualisht nuk kanë plane për të vrarë as Prigozhin dhe Putin.

 

Latest articles

Related articles