Kuçana: Vendi pa opozitë. Duhet përgjegjësi për humbjen, Berisha të ketë post nderi

Pedagogia Ilirjana Kuçana, e cila gjatë gjithë kësaj kohe ka mbështetur Sali Berishën, thotë se këtij të fundit i takon vendi i nderit në PD por duhet të ketë periudhë reflektimi. Me këtë nënkupton faktin që Berisha nuk duhet të garojë për postin e kreut të demokratëve.

Sot më shqetëson se në vendin tonë nuk ka opozitë. Berisha ka treguar pjekuri dhe besoj shumë tek eksperienca e tij politike. E kam shprehur dhe do e shpreh gjithmonë mbështetjen ndaj tij. Mendoj që e meriton vendin e nderit në PD dhe biem dakord që një individ pa logo, pa vulë, pa numërues ka arritur të marrë 500 mijë vota.

S’ka demokrat që nuk e di rolin e Berishës, por jam e bindur që do të marrë vendime të duhura. PD duhet të ketë periudhë reflektimi të thellë dhe jam e bindur që gjithsecili ka përgjegjësi për humbjen e thellë të PD dhe të gjithë duhet të mbajnë përgjegjësi për humbjen e PD”, tha Kuçana.

Latest articles

Related articles