Ilir Meta bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit? Apeli detyron Prokurorinë të nisë hetimet për dosjen me 140 faqe

10 muaj pasi u publikua një material përmes të cilit kërkohej riverifikimi I deputetëve që kanë certifikatën e pastërtisë, çështja nëse ish-presidenti ka qenë bashkëpunëtor i sigurimit apo jo rikthehet.

Është gjykata e apelit që ka vendosur të detyrojë prokurorinë të hetojë autoritetin e dosjeve që është nën akuzë për falsifikim dokumentesh.

Në fakt në tetor të vitit të shkuar akuza refuzoi kërkesën e Metës për të nisur hetimet. Pas këtij veprimi çështja shkoi në shkallën e parë të gjyqësorit e më tej prokuroria apeloi kundër nisjes së procedimit edhe në apel.

Këtë të enjte trupa konkludoi se padia qëndron.

Gjithçka nisi kur në Kuvend u dërgua një material përmes të cilit u tha se Ilir Meta ka spiunuar shokun e tij kur ishte student. Por qëndrimet u kundërshtuan nga kryetari i Partisë së Lirisë, i cili madje publikoi materiale duke thenë se shkresat ishin falsifikuar.

Në sqarime ai shtoi se bëhej fjalë për një tjetër Ilir Meta, ndaj dhe kërkoi të hetohej se kush kishte ndryshuar të dhënat në mënyrë të paligjshme.

Latest articles

Related articles