14 Maji pika fundore e besimit tek politika| Basha: Të marr fund banaliteti, të vendosin njerëzit me listat e hapura


Basha me të rinjtë në Vlorë:

Duket qenë i prirur të besoj, se rinia pavarësisht bindjeve politike dhe çfarë është më e rëndësishmja, pavarësisht prej mosangazhimit politik, që nuk është indiferencë por është bojkot, është të folurit me kthimin e kurrizit të sistemit të vjetër. Ne kemi mundësinë ti bashkojmë njerëzit. T’I bashkojmë njerëezit rreth vlerave, të projekteve që na çojnë përpara.
Natyrisht, këtu do të kemi një luftë të madhe.
Siç e keni parë, sapo kam dalë kanë thënë: Pse del ky? Pse flet ky?
Se duan të flasin vetëm ata. Të njejtat fytyra që flasin 30 vjet, duan të flasin vetëm ata.
Por nuk e kanë vetëm me mua.
Gjysma e të keqes po ta kishin vetëm me mua.
E kanë me ju!
Nuk duan fytyra të reja.
Nuk duan zëra të rinj në debat. Duan ta mbysin debatin akoma pa filluar. Ne nuk do t’i lejojmë. Ne nuk do të lejojmë që banaliteti të marrë peng këtë dialog, këtë debat të nisur së bashku nga Shkodra në Vlorë, në Tiranë, në Elbasan, Durrës, Berat e kudo nëpër Shqipëri.
Dhe mënyra për ta bërë këtë është pikërisht t’i ikim kurthit të emrave të përveçëm dhe të bashkohemi rreth kauzave të përbashkëta, të djathtë e të majtë, rini e të moshuar.
Duam një përfaqësim politik real, që vendimet që merren në Parlament dhe qeveri të merren nisuyr nga votat e qytetarëve.
Nuk ka rëndësi për ne emri i kryeministrit, i kryebashkiakut sa ka rëndësi fuqia që i japiim votëm për të ndryshuar realitetin politik.
Si e ndryshon?
Duke zgjedhur dikë apo duke shkarkuar dikë.
Por duhet t’i japim fuqi votës. Vota nuk e ka këtë fuqi sot.
Prandaj listat e hapura, vetingu politik, kufizimi i mandatit janë tre tema që do të doja që sot t’I ndanim së bashku me të gjitha temat e tjera që ju mendoni t’i ndajmë së bashku si individ por edhe si qytetarë të Vlorës dhe gjithë Shqipërisë.

Çfarë tregoi 14 Maji?! 14 Maji është pika fundore e besimit tek politika. Partia më e madhe me 14 Maji është partia e atyre që nuk shkuan për të votuar; e kam fjalën për ata që fizikisht dhe në Vlorë e në Shqipëri. Sepse po të shtojmë ata që janë në emigracion dhe që padrejtësisht dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese, që kanë vendosur që ata të votjnë dhe prapë se prapë nuk I lëmë të votojnë. Sepse qeveria nuk merr masa që ata të votojnë. Teksa mungon debate se çfarë masash duhen marrë që votimi I tyre të bëhet I mundur.
Dhe po t’I fusim edhe ata Brenda pjesa që shkon në kutinë e votimit dhe zgjedh parlament, krybashkiak e për rrjedhim qeverisjen e Shqipërisë është pakicë e pakicës.
Më 14 Maj kemi arritur më të fundit të besimit të politika.
Çfarë duhet të bëjmë që të ringjizim besimin tek politika, jo si një mjet për t’I shërbyer një grushti njerëzish por si një mjet për t’iu shërbyer qytetarëve.
Përse kemi ardhur këtu?
Sepse shumica e qytetarëve nuk besojnë më që ky system politik, me këto rregulla të pabarabarta, të padrejta I shërben atyre, iu shërben ju. Por në fakt iu shërben një grushti njerëzish.
Si iu shërben?
Duke mbajtur në xhiro një grusht njerëzish, hiq këtu, vër aty; kalo nga një post tek tjetri. Por një grusht njerëzish mbeten në kupolën drejtuese e vendit. Pavarësisht se koha ecën janë të njejtët njerëz. Dhe tipari kryesor është se nuk hapet mundësia për të tjerë që duan të japin një kontribut, të tjerë që e shohin se mund t’i përfaqësojnë denjësisht qytetarët e tyre e gjejnë të pamundur të japin një kontribut.
E kam fjalën për të rinj në politike dhe të rinj në moshë.
Padiskutim që paga është produkti I një ekonomie që lëngon.
Paga, kushtet e jetës; pra gjendja ekonomike është një nga arsyet kryesore pse ikin shqiptarët dhe pse largohet rinia. Për këtë besoj se biem dakord. Është e dhimbshme por kështu është.
Mungesa e shpresës edhe pë rata që kanë paga të mira.
Unë njoh shumë bashkëmoshatarë që vijnë nga familje me të ardhura të mira apo të punësuar në punë të mira që e kanë mendjen të ikin.
Pra, nuk janë vetëm ata që nuk kanë një pagë të mirë, janë edhe ata që kanë një pagë të mirë që duan të ikin.
Është kështu apo jo?!
Mungesa e shpresës dhe sigurisë.
E shpresës për një të neserme të mirë.
Mungesa e kushteve ekonomike, mungesa e shpresës.
Për mendimin tim ka edhe diçka thelbësore që I bën qytetarët, në veçanti të rinjtë, të mendojnë largimin si alternativën e vetme.
Është e njejta gjë që e bëri rininë të kthente kurrizin zgjedhjeve të 14 Majit, fakti që nuk dëgjoheni.
Nuk ju dëgjon më vendimmarrësi.
Nuk ju dëgjëon më politikbërësi.
Nuk ju dëgjon njerëzit në përgjithësi, dhe nuk dëgjon të rinjtë në veçanti.
Kur nuk dëgjohesh, është e kotë të qëndrosh. Largimi I parë. Shenja e parë është qëndrimi I 14 Majit, largimi nga procesi I votimit.
Nuk është indiferencë.
Nuk është apati.
Është akt.
Ju na keni kthyer shpinën. Dhe ne iu kthejmë shpinën.
Është I pamjfatueshëm
Nëse me 14 Maj ju folët me heshtje, tani është koha që të bëhemi të gjithë bashkë dhe të flasim me zë të lartë, gjithmonë e më të lartë.
Sepse pa u dëgjuar rinia në veçanti, dhe qytetarët në tërësi, si mund të formulohen politika që iu vijnë në ndihmë njerëzve?
Pa garantuar hapsirën që do të dëgjoheni dhe pas kësaj hapsirën, ku mund të mrerrni në dorë vetë përgjegjësitë për t’i shërbyer problematikave dhe halleve që ju dëgjoni nga bashkëmoshatarët tuaj.
Gjykoj se këto janë dy hapa të domosdoshëm.
Por si mund të bëhen këto në këtë sistem?!
Kur nuk ka konkurrencë politike, nuk ka konkurrencë ekonomike.
Kjo kthehet në një model që reflektohet kudo; në universitet, në shkolla, në sport. Dhe paradoksi është që shqiptarët shkelqejnë në vendet ku emigrojnë, në vendin e tyre nuk bëjnë dot përpara.
Si ta rregullojmë?
Duke filluar nga sistemi politik. Duke filluar aty ku konkurrenca politike ka marrë fund dhe gjerat rregullohen me dorë. Dhe duke goditur këtë mekanizëm përmes ndryshimeve të sistemit politik.
Listat e hapura nuk janë thjesht dhe vetëm një teknalitet, janë një mundësi për t’I dhënë fuqi votës së qytetarëve, votës së rinisë.
Me lista të hapura, jam, I bindur se shumë deputetë do të mendojnë se jemi më mirë kështu se të kesh listën e hapur do të thotë të shkosh tek qytetari të marrësh votën. Dhe jo vetëm kaq, por të shkosh tek votuesi javë për javë, ditë për ditë dhe të japësh llogari çfarë ke bërë me atë votën?!
Çfarë është më kollaj kjo apo të vendosë kryetari në listë?!
Por çfarë është më e mirë për njerëzit?! Sigurisht që e para!
Mund të mos biem dakord për shumë gjera, ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme, por të paktën për këtë duhet të bashkohemi.
E vetmja mënyrë se si mund të ecim përpara është të bashkohemi rreth atyre objektivave që iu shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim.
Unë e di që po t’ju pyes këtu të paktë janë ata që duan të vazhdojnë me lista të mbyllura, të paktë janë ata që duan që kryetari i partisë të vazhdojë tyë përcaktojë listat për deputetë apo këshilltar bashkiak.
Sepse njerëzit për nga natyra janë të prirur që të kërkojnë që vota e tyre të ketë fuqi, që të jenë ata që të vendosin. Sigurisht që të informohen dhe më pas të vendosin. Vendimi mund të jetë i drejtë dhe pastaj e rizgjidhni. Vendimi mund të jetë I gabuar dhe e shkarkoni. Por nuk mund t’I merret vendimmarrja qytetarit dhe ti jepet një grushti njerëzish që ciklohen dhe riciklohen për 33 vite me radhë.
Së pari, të krijojmë instrumentat që të dëgjohen qytetarët, rinia.
Së dyti, që të rinovohet klasa politike jo me trampolinë, as me projekte okulte, por përmes votës së njerëzve.
Sepse jam I bindur që në momentin që hapim listat, momenti që partitë politike vetëdijësohen për fuqitë që ka rinia dhe të rinjtë në politikë, qytetarët masivisht do të zgjedhin për të rinovuar këtë klasë politike. Jo thjesht për faktin që ka 33 vjet në politike, por për faktin që ka një kohë të gjatë që nuk prodhon asgjë për njerëzit, ndërkohe që prodhon gjithçka për njerëzit e vet.
Mosbesimi tek politika na ka sjellë në mendimin se politika është diçka e keqe.
Jo! Ky është një kurth.
Nuk ka në demokraci mekanizëm tjeter për të ndryshuar gjërat, përveç politikës. Ama politikën e bëjnë të keqe ose të mirë personat që e përfaqësojnë.
Dhe sa më i vogël që të jetë grupi i personave që mendojnë se përfaqësojnë njerëzit, aq më i madh është shansi që të mos kemi përfaqësim port ë kemi riciklim të një klase politike 33 vjeçarë; që përfaqësohet nga individë që nuk shkulen nga pushteti i çfarëdolloji, jo se kanë për të dhënë, por sepse nuk ngihen duke marrë.
Kësaj duhet t’i jepet fund dhe mund t’i jepet fund përmes listave të hapura dhe përmes kufizimit të mandatit.

Është një mekanizëm që SHBA e kanë për presidentin e SHBA-ve. Mund të rizgjidhet vetëm një herë. Dy mandate.
Kushdo që të jetë. Edhe me popullori të jetë, është antikushtetuese të zgjidhet tre herë.
Kush tjetër ka kufizim mandati jo më shumë se dy herë?! Presidenti I Republikës ka kufizim mandate vetëm dy herë.
Presidentit të Republikës ia kanë hequr të gjitha kompetencat. Deri në 2008 Presidenti zgjidhej me 84 vota, pra kërkonte konsensus mes opozitës dhe qeverisë. Po të mos kishte consensus parlamenti shpërndahej dhe vinte prapë vendimarrja tek populli.
Tani, është me 71 vota. Avokati i Popullit zgjidhet me 74 vota. Presidenti me 71.
Pse?
Për të mos shkuar tek populli. Kur politika nuk prodhon dot konsesus për një president konsensual, duhet të shkojë tek qytetarët. Tani ata duan që edhe presidentin ta kenë në duart e tyre dhe të mos shkojë tek populli.
Një president me pothuajse zero, shumë pak kompetenca, siç është sot figura e Presidentit të Republikës, i ka thënë jo më shumë se dy herë.
Kryeministri, zyra me më shumë pushtet, që ka pushtetin më të madh nuk ka kufizim pushteti. Zyra me më shumë kompetenca, ka kufizim pushteti.
Iu vjen erë kjo apo jo?!
Kjo vjen erë të peshkut të para një jave pa frigorifer. Kjo nuk ka asnjë arsye justifikuese, përveçse grykësisë për pushtet dhe frikës prej qytetarëve.
Meqënëse Presidenti ka mandate dy herë, pse Kryeministri mund të ketë mandate pafund?!
Çfarë do të bëjë Kryeministri në mandatin e tretë që nuk i bëri në dy të parët?! Çfarë do të bëjë për njerezit se për veten e vet bën shumë.
Asgjë të re.
Kufizimi i mandatit asgjë e re. Është një mënyrë për të frenuar egon e sëmurë për pushtet. Sepse është thënë, jo vetëem në politike, por edhe në marrëdhënie shoqërore, nëse definojmë pushtetin si aftësia për të ndikuar tjetrin përkundër vullnetit të tjetrit, pushteti korrupton. Pushteti korrupton. Pushteti absolut korrupton në mënyrë absolute.
Dhe e treta, vetingu i politikanëve. E patë para dy ditësh, një zyrtar i policisë nuk e kaloi vetingun. E hoqën.
Vetingu në drejtësi është që ata që janë të papërshtatshëm për të ushtruar një funksion shtetëror të ikin.
Pse janë të papërshtatshëm?
Nuk justifikojnë pasuritë e tyre dhe të familjarëve të tyre.
Kanë kontakte të papërshtatshme, rrinë me njerëz që nuk duhet të rrinë, njerëz që kanë kryer vepra penale.
Kjo vlen për prokuror, gjyqtar dhe punonjës të policisë. Kemi 5 vite që iu themi hajde ta bëjmë për politikanët.
E kërkojmë edhe për politikanët.
Thonë jo.
Pse jo?!
Pse politikanët që kërkojnë standard më të larta ndaj prokuroreve dhe policisë, nuk pranojnë këto standard për veten e tyre?!
Pas këtyre takimeve fillojnë sulmet ndaj meje, fillon balta. Pse?! Që t’iu ikin këtyre parashtrimeve që bëra unë sot. Nuk duan të flasin për këto të treja. Duan të flasin për çdo gjë tjetër, përveçse këtyre të trejave.
Pse janë të rëndësishme për Shqipërinë këto tre ccështje?
Pse janë rruga për t’i dhënë fund monopolit që e vjetra ka mbi politikën dhe për ti hapur mundësinë rinis?
Dhe pse po të bëhemi të gjithë bashkë është e pashmangshme?
Kjo platformë ndryshimi është e pandalshme. Pastaj kur të vijnë zgjedhjet të ndahemi. Ata që janë demokratë, të djathtë të qëndrës, lë të votojnë për PD, për të djathtën. Ata që besojnë për një program tjetër, le të votojnë për programin. Por sigurisht që mund të bashkohemi, dhe duhet të bashkohemi sepse demokracia shqiptare nuk mund të shkojë më përpara nëse nuk i kthejmë qytetarëve atë që iu kemi marrë në 2008 padrejtësisht.
Pa diskutim të kesh mbështetjen e faktorit ndërkombetareve ne Shqiperi për çështje të ndryshme eshte e rendesishme, shpeshherë e domosdoshme. Kush thotë të kundertën nuk thotë të vërteten. Shumë prej arritjeve, përfshirë ligjin për “Dekriminalizimin” e kemi arritur për shkak të mbështetjes së ndërkombëtarëve, SHBA, BE dhe Britani e Madhe. Por, asgjë nuk mund të ketë sukses nëse nuk e ka themelin këtu, “Guri i rëndë në vend të vet!”.
Nëse flasim për çështje që na bashkojnë, gjëja e parë është ta tentojmë këtë bashkim. Duke marrë shkas nga pyetja që më bërë, unë kam një ftesë për këdo që ndan me ne diagnozën se si kemi ardhur deri këtu dhe objektivat sesi mund të dalim nga kjo gjendje dhe të bashkohemi. Të bashkohemi do të thotë të bashkojmë vullnetet tona jo rreth emrave të përveçëm, por rreth këtyre kauzave të përbashkëta.
Të bashkohemi do të thotë të kemi qartësinë e mendimit dhe veprimit, që të mos lejojmë që t’i mbivendosen kësaj rruge, këtyre kauzave me banalitetin e përditshëm.
Pra, kur të mbaroj një diskutim si ky dhe të nisin sulmet personale, ta kuptoni se nuk e kanë me mua por me ju. E kanë me ju që të harroni se ka një rrugë për të dalë nga ky kolaps ku e ka future vendin ky system politik I ndryshuar pas 2008. E kanë me ju sepse duan që të mos keni fuqinë, energjinë, kohën që këto që diskutojmë se bashku ta diskutoni në rrethet tuaja shoqërore dhe secili prej jush tëe flasë me dy, gjashtë, sepse ka një rrugë për të dale nga kjo krizë politike ku ndodhet vendi. E kanë me ju, dhe për këtë përdorin edhe fuqinë e medias, sepse duan debatin ta mbajnë të mbërthyer aty ku iu intereson atyre. Prandaj bëjnë shfaqjet e tyre me gjuhën e tyre, me pseudoshfaqje në fushatë, me tallavara.
Pse?!
Sepse duan t’i ikin debatit.
Suksesi numër një i politikës së vjetër është që debate politik, debatit publik ta ulë nivelin sa më poshtë. Aq më poshtë të ulet niveli I debatit politik, aq më të lodhur janë njerëzit me politikën, aq më shumë do ketë “ccmë duhet mua!”. Aq më shumë i kthejnë kurrizin politiks. Detyra jonë është të bëjmë të kundërtën. T’i kthejmë këto ccështje në qendër të vemendjes. Sepse ne e dimë, jo më si hamendësim, por si statistic, që partia me e madhe ne Shqiperi eshte e atyre qe nuk moren pjese me 14 Maj.
Nuk mjafton te flasin me heshtje.
Nuk mjafton te flasesh me bojkot.
Prandaj po t’i bashkojme keto vullnete rreth ketyre kauzave…. sepse ne fund te fundit jane kauza te qytetareve, nuk i jane kauza te asnje emri te perveccem. Nuk thote dot askush propozimet e Lulzim Bashes apo te filan -fistekut. Nuk jane individuale dhe nuk i sherbejne orekseve individuale. Vetem te nesermes, i sherbejne te ardhmes, i sherbejne cclirimit pengmarrjes se politikes 33 vjecare dhe veccanerisht pas 2008-es.
Prandaj rruga per ta bere kete eshte vetedijesimi public ne te gjitha format dhe menyrat, me te gjithe instrumentat.
Edhe referendumet i kane bere te veshtira, por jo te pamundura.
Askush nuk na pengon te mobilizojme njerezit ne levizje publike, ne levizje referendare, edhe ne protesta, per te arritur ne nje qellim te drejte.
Ccfare kemi per te humbur?!
Asgje!
Ccfare kemi per te fituar ?!
Mpiksjen e nje maxhorance qytetare per ndryshim.
Ndryshim I cili mund te vij per shkak te ketij presioni heret apo vone. Me heret kam parasysh, ndryshimin e sistemit para zgjedhjeve parlamentare te 2025-es, qe jane pas dere, minus disa jave.
Por nese nuk degjojne, nuk mbajne vesh?! Atehere te mpiksim nje shumice qytetare qe flasin me vote ne 2025-en dhe t’i jap ze nje shumice politike, jo thjesht qeverisese qe te mundesoje ndryshimet qe qytetaret duan.
Nuk jane thjesht deshira, projekte, synimi, por eshte nje vision qe nuk buron thjesht nga une, por buron nga ju. Listat e hapura kane qene vullnet popullor qe ne 2020-en. Ndaj le t’i japim energji dhe ta ccojme perpara.

Latest articles

Related articles