26 persona kanë mbetur të plagosur nga shembja e tribunës së spektatorëve të një stadiumi stërvitor në jug të Rusisë.
Sipas agjencisë së lajmeve Rusia Today, shembja e tribunës së spektatorëve të stadiumit ka ndodhur në rajonin e Rostovit në jug të Rusisë. Sipas këtij raporti, nga ky incident janë lënduar 15 fëmijë dhe ekipet e shpëtimit janë ende në vendngjarje.