Qëndrimi “mbi palët” në PD nuk ekziston – ANALIZA

Nga Fitim Zekthi
Në Shqipëri, tek ne, kanë lindur kohë pas kohe gjëra aq të habitshme sa zor se gjenden në vende të tjera. Një nga këto gjëra të veçanta që ka lindur tek ne është edhe një kuptim për të qenit “mbi palët”. Herë pas here, por sidomos në kohë konfliktesh sidomos politike, dalin njerëz, dalin politikanë, dalin deputetë që thonë se ata janë mbi palët dhe në një farë mënyre nuk mbajnë asnjë anë në konfliktin që është duke u zhvilluar. Kjo vlen edhe për fusha të tjera jashtë politikës si sporti, biznesi, drejtësia, feja etj.
Të jesh mbi palët është në të vërtetë një gjë e lavdërueshme sepse tregon se nuk i avitesh, nuk i qasesh, nuk bëhesh pjesë e një pale dhe nuk ke ngarkesën apo emocionin që të jep përfshirja në një palë. Parimisht njerzit përfshihen në një palë në rastin më të mirë për shkak se e besojnë atë palë si në anën e drejtë por duke qenë palë gjithsesi ata do të jenë ndikuar rrugës në qëndrimet dhe në mënyrën se si luftojnë ti mbajnë këto qëndrime. Pra ata që janë mbi palët në një farë mënyre i bie që të jenë më të kthjellët.
Që të jesh mbi palët do të thotë thuash të vërteten e plotë mbi secilën prej palëve. Të thuash që pala A psh ka këtë problem, ka këtë gjë gabim, ka këtë inkoherencë, shan, shpif, vjedh, shet dhe blen, përdor mjete apo qëllime të padrejta etj. Që të jesh mbi palët duhet të thuash që pala B ka këtë problem, ka këtë gabim, që shan apo vjedh, që shpif apo që përdor mjete dhe qëllime të këqija.
Nqs nuk thua të vërtetën mbi të dy palët, nqs nuk ua përplas të dy palëve të gjithë të vërtetën dhe të kërkosh që të zgjidhet çështja apo konflikti duke marrë parasysh këtë të vërtetë atëherë qëndrimi “mbi palët” eshte pozicioni më i ulët në botë, është qëndrimi më i pamoralshëm dhe më frikacak dhe jo kurajoz në botë. Ky qëndrim “mbi palët” mbahet” për interesa të ulëta të mospërfshirjes në konflikt, për të fshehur mendimin dhe qëllimin dhe për të fshehur të vërtetën. Ky qendrim mbahet per te mos u ekspozuar dhe per te mos u demtuar ne menyre qe neser ta perdoresh kete si një mundesi me te mire per ineteresa te vogla.

Latest articles

Related articles