Pse heshtin Eunukët e Berishës?

Sali Berisha sillet si Faraoni i fundit i Egjiptit. I rrethuar nga eunukët shërbëtorë dhe dallkaukë të dorës së parë, ai nuk njeh shpartallimin e ushtrisë së tij në kështjellat e Tropojës, Kukësit, Kurbinit, Lezhës, Shkodrës dhe Kamzës. Për të tjera nuk flasim sepse të humbura ishin dhe janë.

Shërbëtorët në selinë e Komitetit Qëndror të Sali Berishës janë sterr në vaki. Dëgjojnë thirrje për protesta, revolucione, mutsihane.
Nuk flasin dhe nuk bërtasin për të gjetur fajtorë, përgjegjës dhe meritorë.

I besojnë rrenave të tyre. Jena 500 mijë! Harrojnë se 350 mijë demokratë nuk dalin më për Faraonin e Gjirit të Lalzit.

Janë tjetërsuar intelektualisht dhe burrërisht. Nuk iu ka më vlerë as fjala.

Janë mekur si pleqtë e Krujës. Janë bërë si parodistët e Vlorës.

Faraoni i zi endet nëpër televizionet e regjimit që i kanë vjedhur votën për të thënë se i kanë vjedhur votën.
Aleati kryesor është distancuar krejt dhe po fërkon duart për 2025. Do ti kërkojë gjysmën e listët së deputetëve për sojin e tij.
Tek Foltorja po bëjnë gati kostumin e deputetëve Zëdhënësja e Motit të Klanit, Kryetarka e Gjykatës së Apelit SB, Dhëndri i familjes SB dhe disa deputetë aktualë me vila në Green Coast, Valamar, Gjirin e Lalzit dhe Rolling Hills.

Nuk do të ketë më vend falas për Mondin e Korçës, Luanin e Fierit, Linditën e Lezhës, Gretën e Shkodrës dhe Alfredin e Tiranës. Kanë kryer punë!

Të tjerët presin që kur të vdesë faraoni të mbyllen në Piramidën e Koin bashkë me të.

Latest articles

Related articles