Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit! Disa komisariate i kalojë Drejtorisë së Tiranës

– Nesër do të futen në fuqi ndryshimet e reja në strukturat policore. Kështu, nesër Komisariati i policisë së Kavajës do t’i kalojë në varësi Drejtorisë së Policisë së Durrësit, ndërsa komisariati i policisë së Vorës dhe Krujës do t’i kalojë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Këto ndryshime lidhen me kohën e ndërhyrjes në ngjarje të ndryshime dhe për arsye të afërsisë territoriale.

Komisariati i Vorës do të njihet ndryshe si komisariati nr.7 ndërsa Kruja si komisariati nr.8. ‘Euronews Albania’ raporton se nuk pritet të ketë ndonjë ndryshim në strukturat drejtuese në komisariatet që preken.

Ndryshime pritet të ketë edhe nëpër komisariate dhe mënyrën e funksionimit.

Latest articles

Related articles