Sandër Vuçiçi, me ministrin e mbrojtjes Milos Vucevic dhe shefin e shtabit të ushtrisë Milan Mojsilovic shfaqn me kamuflash për të polarizuar shoqërinë serbe të traumatizuar nga fëmijët e shumtë viktima nëpër shkolla, me probleme sigurie të brendshme. Psikoza e armikut të jashtëm krijon unitetin e brendshëm.
Albin Kurti, kryeministri i Kosovës, me 700 halle të brendshme për të rritur kuotat politike ndërkombëtare urdhëron policinë e Kosovës të lirojnë zyrat e komunës në veri të Mitrovicës, për dy militantë të VV, pa u koordinuar me SHBA, MB. Krijohet vatra e konfliktit që cikli i lajmeve botërore (News cycle) të heqë vëmendjen nga Ukraina për një konflikt të ri, më afër Europës.
Banda e Veselonoviç, Rajdiç, Belivukut e deri tek Wagner veç pretekst duan të rrisin kuotat tek BIA.
Me të drejtë SHBA dhe BE i bërtasin lidershipit ngrehaluc që nxjerr gjoksin “amelika, amelika”… të ndalë marramendjen se skanë as resurse financiare, diplomatike e ushtarake për një front të ri në Kosovë.
Kurti nuk është Zelensky. Se ky s’di as të bëjë për të qeshur.