Tom Doshi këshillon Berishën, të ndihmova me 6 mars por mos u bashko me Bashën

Kreu i Partisë Socialdemokrate Tom Doshi ka folur për herë të parë për rezultatet surprizë të forcës që ai drejton në zgjedhjet e 14 majit.

“Unë i bëj thirrje Berishës që:- Në radhë të parë bëj një parti njëherë, regjistroje në gjykatë, me qëllim që në mënyrë legjitime të zgjidhet kryetar partie. Ose të bashkojë PD-në, edhe pse s’ka gjë më terezi po të bashkohet me Lulin dhe atë pjesën tjetër”. 

Pas këshillës, Tom Doshi zbulon edhe perla të tjera.

Më vjen çudi që dhe sot Berisha del dhe thotë se unë kam blerë vota. Berisha së pari nuk ka parti, në fletën e votimit Sali Berisha nuk ekzistonte kund…

Kemi rastin e Shkodrës, meqë atij i dhemb shumë Shkodra, se Shkodrën e ka rujt si kala, por fakti i Shkodrës është që… dhe po ja bëj të qartë Sali Berishës dhe gjithë shqiptarëve se në 2021 Partia Socialiste ka marrë 16 mijë vota, PSD ka marrë 9800 vota, LSI ka marrë 7500 vota. Po t’i mbledhim të gjitha bashkë këto shkojnë 34 mijë vota“.

Tom Doshi e ka infiltruar nga brenda Foltoren me 6 mars 2022, kur Berisha kërkonte fitoren ndaj Lulzim Bashës, duke i dhënë çelësat e shtëpisë.

Sali Berisha ka 18 vjet që thotë po të njëjtën gjë. Ka blerë vota, ka bërë kështu ka bërë ashtu…

Para një viti unë isha lule që nuk luftova, sepse aq është Shkodra dhe ne nuk kishim as komisionerë“.

Në fund Tom Doshi thotë se me Berishën e ndan i njëjti fat, Non grata, dhe se këtë ia ka bërë Lulzim Basha.

“Kreu i PSD-së, Tom Doshi ka deklaruar se përgjegjës për “non gratën” e tij dhe të Berishës është Lulzim Basha”.

Në kulmin e sinqeritetit Tom Doshi tha se ka bërë fushatë të suksesshme në tiktok, Instagram dhe Facebook. Kështu i ka mbledhur votat në veri.

Latest articles

Related articles