KOSOVË-Mediat publikuan disa fotografi ku shihen protestuesit serbë të cilët sulmuan KFOR-in, Policinë e Kosovës dhe gazetarët. Në postimin e tyre, këta serbë janë krahasuar me kriminelin serb, Veljko Belivuk, dhe thuhet se kanë të njëjtat kapela.
Belivuk është udhëheqësi i një grupi tifozësh futbolli i quajtur Veljko Belivuk, ose ‘Velja Nevolja’ [Problemi Velja]. Anëtarët e klanit të tij kriminal dhunuan forcat italiane të Kfor në Zveçan.
Media, edhe pse kapelja e tillë është mjaft popullore, kanë bërë një lidhje me bandën e Belivuk.
I arrestuar në shkurt, Belivuk akuzohet për drejtimin e një bande kriminale të lidhur me trafikun e drogës, rrëmbimin, pastrimin e parave dhe një varg vrasjesh brutale në Serbi. I njohur prej kohësh për sjelljen e tij. Ai për vite ka qenë kampioni elektoral i Vuçiç.