Drejtori i policisë së Lezhës shkarkohet nga detyra

Drejtori i policisë së Lezhës Vehbi Bushati është shkarkuar nga detyra.

Largimi i tij është bërë pasi ai kishte një afat të caktua për të plotësuar dosjen, por nuk ka dorëzuar asgjë.

“Subjekti i Vlerësimit Z. Vehbi Bushati me detyrë Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë nuk ka plotësuar dhe dorëzuar formularët e deklarimit të Pasurisë, deklaratën e Kontrollit të Figurës dhe formularin e Vlerësimit të Aftësive Profesionale” thuhet në vendim.

Latest articles

Related articles