Tabaku: Nuk duhet të bëjmë zgjedhje tani në PD. Të bëjmë antarësime të reja

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku foli në “Now me Erla Mëhillin” .

Deri në këto momente, Tabaku u shpreh se nuk ishte ende e qartë se çfarë do të ndodhte me zgjedhjet në PD.

Javës tjetër në kryesi unë do të diskutoj këto propozime, mënyrën se si unë e shoh Partinë Demokratike të ringrihet, mënyrën se si unë e shoh votuesin demokrat, por edhe më gjerë që të ketë një alternativë, që të kenë shpresë dhe ta shohin te ne ndryshimin, pastaj i takon kryesisë për hapjen e një procesi votimi, për hapjen e një procesi reflektimi apo dëgjesave dhe në varësi edhe të diskutimeve që do të kemi atje, do të marrim edhe vendimet që na takojnë secilit,” – u shpreh Tabaku.

E pyetur në rast se do jetë Basha apo Berisha ai që do bashkojë partinë, ajo tha se tashmë në PD flitet për një organizim ndryshe i cili do vijë përmes një grupi njerëzish dhe kjo prej një kryetari të vetëm.

Partia demokratike nuk ka nevojë për një figurë 1-shi, por për një grup njerëzisht të cilët bashkërisht përpiqen të japin mesazhin që nuk ka rëndësi karrigia, nëse ne nuk ndryshojmë.

Unë me këtë ide për të drejtuar këtë proces e për të hapur anëtarësime të reja, mendova ta propozoj këtë gjë si aktivitet i një grupi të partisë demokratike, që ka vërtetë dëshirë ta bashkojë këtë grupin e madh të Partisë Demokratike. Ne do e diskutojmë gjatë këtë, nuk është e lehtë. Por zgjedhja në këtë moment e një kryetari, nuk shkon, ne duhet të bëjmë një proces anëtarësimësh nga poshtë lartë”,-tha Jorida Tabaku.

Latest articles

Related articles