Anëtarja e Kryesisë së PD-së Taulanta Jupi, komentoi situatën politike në PD, pas zgjedhjeve të 14 majit, ku PS fitoi bindshëm duke marrë 53 bashki.
E ftuar në Euronews Albania, ajo tha se është koha që PD duhet të marrë vendimet e duhura për partinë, ose do të mbajnë përgjegjësi historike për shkatërrimin e saj.
Më tej ajo nënvizoi se duhet të krijojmë një projekt që të ngrenë PD, bazuar te ruajtja e marrëdhënieve me vendet partnere dhe duke krijuar kohezion te demokratët që e duan këtë parti.
“Ajo që është e nevojshme sot në PD, është një përcaktim, është një përcaktim me qëndrime të drejta për identitetin e PD. Duan të vazhdojnë të punojnë me Berishën apo për PD. Janë 250 mijë shqiptarë që e bojkotuan për shkak të kompleksit që u krijua që nuk morën vendimin për të dalë me një kandidat të vetëm. Kjo e ka dëmtuar votën për PD. Një pjesë e deputetëve nuk donin të bëheshin alibia e Berishës. Duhet të krijojmë një projekt të ri që për mua duhet të ketë dy shtylla, ngritja e PD duke ruajtur thelbin e saj dhe marrëdhëniet me partnerët tanë dhe duke krijuar një kohezion tek demokratët që e duan këtë parti. Për mua kjo duhet të jetë vendimarrja. Nëse deputetët, lidershipi nuk do marrin vendimet e duhura në këtë moment do të mbajnë përgjegjësi historike”- tha ajo.