Kryeministri Edi Rama vizitoi sot Gjirokastrën ku së bashku me Ministren e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe Kryetarin e Bashkisë, Flamur Golemi inspektoi në terren ecurinë e punimeve si dhe u njoh me detaje të projektit për parkimim nëntokësor në sheshin e Çerçizit.
“Poshtë janë harqet e parkingut të cilat do vishen me gurë, ndërsa kjo do jetë e gjitha pjesë e projektit të rikualifikimit për ta bërë të përdorshme qoftë për fëmijët, por dhe për publikun sepse vazhdojmë të jemi mangut me hapësira publike, lulishte. Ky pastaj do jetë gjithë sheshi publik që do jetë me motive, jo riprodhim fiks i kalldrëmit. Këtu fillojnë pllakat me dizajnin e ri. Ka tjetër motiv. Pra, risjell motivin e Gjirokastrës me gurë por nuk do jetë riprodhim i kalldrëmit.” – shpjegoi Ministrja Kumbaro.
Infrastruktura e re shmang trafikun nga Pazari i vjetër, duke krijuar një hapësirë të re urbane nën Sheshin e Çerçizit
Kreu i qeverisë u ndal edhe në Lazarat, ku është takuar me një grup banorësh në Qendrën e përpunimit të bimëve medicinale të inauguruar dy dite më parë.
Në zgjedhjet e 14 majit, PS fitoi qarkun e Gjirokastrës, edhe pse Lazarati është një zonë e cila nuk e votoi Partinë Socialiste.