Neymar drejt Anglisë, 31-vjeçari do largohet nga PSG

31-vjeçari ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Parisi, ndërsa destinacioni i radhës do të jetë Manchester United. Sipas asaj që mediat franceze raportojnë, djajtë e kuq kanë nisur bisedimet me kampionët e Ligue 1, për të siguruar shërbimet e yllit Brazilian. Më tej edhe PSG nuk e ka përjashtuar mundësinë e kalimit të Neymar në ishull.

Kujtojmë se Neymar e ka mbyllur sezonin që në muajin shkurt për shkak të një dëmtimi të pësuar. Në vitin 2017 Neymar u largua nga Barcelona duke u transferuar drejt Parisit, aty ku është aktivizuar në 112 ndeshje dhe ka shënuar 82 gola.

Edhe pse në moshën 31-vjeçare, sulmuesi Brazilian ka një vlerë prej 70 milionë eurosh. Mediat pak kohë më parë kanë folur dhe për një rikthim të Neymar në Spanjë, por diçka e tillë është hedhur poshtë nga drejtuesit e të dyja klubeve.

Latest articles

Related articles