Nga Indrit Vokshi
I dhanë katastrofë elektorale Sali Berishës, vetëm “duke fikur makinën”, duke bojkotuar.
Shumë prej tyre mbyllën sytë dhe edhe u dhanë votë kandidatëve të tij, për hatër personal të kandidatëve, jo të Sali Berishës. Pra ka marrë edhe votë anti-berishiste, prej hatrit të kandidatëve.
E përsëri bojkoti tek 250 mijë. Imagjinoni sikur këta demokratë jo-berishistë të mos veprojnë me “fikje makine” por të veprojnë aktivisht, me organizim, me lek në fushatë, me evente, me dreka e darka! E asgjësojnë totalisht. Siç kanë për ta asgjësuar pak më vonë.
Sepse Sali Berisha ka një ves të keq; shan, fyen, trillon dhe mendon se me ketë metodë mundet t’i nënshtrojë njerëzit, mundet të krijojë narrativën se demokratët janë me të personalisht, kush nuk ndjek atë është i shitur, i blerë, peng etj. Data 14 maj i faktoi se 300 mijë demokratë e opozitarë janë kundër tij.
Dhe e bukura është se edhe pas katastrofës, çimpeksat e tij vazhdojnë avazin kundër demokratëve jo-berishistë: i quajnë të shitur, pengje, të urdhëruar nga Rama etj. Nuk del askush tu thotë, o shokëni, mos vazhdoni më se do zhyteni keq e më keq, do humbni edhe atë Pukë e Fusharrëz.
Shumica e atyre që e ndjekin janë pozicion jashtë loje në politikë. I mbushin mendjen njëri-tjetrit se iksi ska vota, 20 vota ka, ypsiloni ska vota, 30 vota ka. Por kur të bashkohen 10 vetë që kanë nga 30 vota, bëjnë 300 vota.
Urrejtja që iu nxit Sali Berisha, nuk i lejon të bëjnë politikë. U mjafton të gjejnë një fajtor dhe ta urrejnë.
Pjesë nga analiza e humbjes kjo! Meqenëse nuk pranojnë të bëjnë analizë humbjeje.