Plagosje me armë zjarri në Kuçovë, 24-vjeçari përfundon në gjendje të rëndë te Trauma (Emri)

Një plagosje me armë ka ndodhur mesnatën e djeshme në qytetin e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e lagjes “1 Maji” në këtë qytet, ku autori me inicialet L.S ka qëlluar disa herë me pistoletë në drejtim të Donal Grymshit.

I plagosuri është transportuar në gjendje të rëndë drejt Spitalit Rajonal Berat, ku pasi ka marrë ndihmë e parë mjekësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se i plagosuri kishte humbur shumë gjak dhe ishte në gjendje kritike për jetën.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes dhe motivi se përse 24-vjeçari i plagosur Donald Grëmshi ndodhej në qytetin e Kuçovës mesnatën e djeshme, pasi është shtetas me banim në Tiranë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, që po kryejnë edhe vëzhgimin e vendit të ngjarjes, ndërkohë që po punohet për kapjen e autorit i cili pas plagosjes u largua nga vendngjarja.

Latest articles

Related articles