Dëgjohen shumë pas 14 maj termat bashkim!!!

Nga Joni Myshketa

Bashkim me cilët lind pyetja, ma ata qe e degraduan Partine Demokratike, me ata te cilet punuan, lobuan dhe kerkuan vote kunder saj?

Bashkim me kasten e vjeter e cila punoi qe ne krye te heres per te percare demokratet me presione, fyerje, ofendime, te paverteta duke mos krijuar asnje alternative dhe nje tjeter dhurate te pamerituar rilindjes?

Bashkim me ata te cilet e volen fort pushtetin ne emer te Partise Demokratike e ne kurriz te qytetareve?

A Jo nuk mundet kurrsesi te kete bashkim me ate model te cilit I iku koha brenda Partise Demokratike.

Nuk ka as moral, as koherence, dhe eshte mungesa me e madhe e respektit ndaj te gjithe atyre demokrateve te cilet me qendrimet e tyre dinjitoze, me qytetari, e pa asnje ofendim, a shtremberim faktesh qendruan dhe ruajten ekzistencen e Partise Demoktatike.

Po bashkimi duhet me shqiptaret duke treguar vendosmeri, qytetari, koherence veprimi bazuar vetem tek e verteta dhe brenda filozofise se djathte.

Vetem ne kete menyre ngrihet fryma dhe mund te konkurosh pushtetin dhe ta mundesh ate.

Bashkepunim Po mund te kete me cdo front opozitar kunder rilindjes, I cili i permbahet te gjitha deshtimeve dhe zullumeve te rilindjes.

Cdo kush eshte I lire te krijoj formacionin e tij politik sic e mendon, te lidhe koalicione a bashkepunime me formazione politike te te njejtit bosht filozofik, por kurrsesi ti imponoje Partise Demokratike a kujdo force politike rrugen e saj.

Latest articles

Related articles