“Veshëm me pushtet Ilir Metën!” – Gaz Bardhi: Këshilltarët që dolën me votat e demokratëve, i mori ai

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, e ka quajtur skandaloz faktin që shumë prej këshilltarëve që fituan nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, janë në fakt të Partisë së Lirisë, Ilir Metës. Por theksoi se të gjithë e kanë marrë mandatin nga votat e demokratëve.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në fjalën e tij Bardhi ia faturoi “situatën” e zgjedhjeve kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin tha se në vend të pranonte që kandidatët e primareve të garonin me logon e PD-së, votat e demokratëve i çoi drejt Partisë së Lirisë, e cila sot ka shumicën e këshilltarëve.

“Skandali është që këshilltarët me votat e demokratëve i ka Ilir Meta. Unë kam ulëritur duke kërkuar që kandidatët të dalin me logon e PD. Në Elbasan ka 12 këshilltarë, 7 janë të Partisë së Lirisë dhe 5 demokratë.

Ne gjithmonë për gabimet dhe inatet tona, kemi veshur me pushtet Ilir Metën. Ka marrë pushtetin Ilir Meta dhe ia ka çuar në prehër Edi Ramës. Në Tiranë, sa këshilltarë janë të PD dhe sa të PL? Është 10-5 raporti. Ne ofruam tre opsione, se si të dilnim me një kandidat. Vendosi Berisha të shkonte te Ilir Meta, por i thamë kandidatët e primareve të regjistrohen në Partinë Demokratike,”- deklaroi Bardhi.

Latest articles

Related articles