“Rama si Gruevski, i bën zgjedhjet me stil neopatronalist”, Zekthi: Berisha-Meta nuk i motivojnë më njerëzit e opozitës

Analisti Fitim Zekthi, i ftuar në emisionin “Open” në News24, ka bërë një analizë të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Ai u shpreh se zgjedhjet lokale u manipuluan, por se kjo nuk është risi sepse ka ndodhur edhe më parë, megjithatë shtoi se nuk pajtohen me gjuhën e përdorur nga opozita për të hiperbolizuar gjithçka.

“Manipulimi i zgjedhjeve ka ndodhur si në zgjedhjet e mëparshme. Ka një sistematizim të kësaj me zotin Rama, por nuk bie dakord se janë lëvizur 1.3 mln njerëz nga qendrat e votimit. Për mua është e pamundur në një vend kur votojnë 1.4 njerëz të jenë lëvizur vendvotimet për 1.3 mln persona. Nuk bie dakord me hiperbolat, siç është edhe ajo që në ditën e zgjedhjeve ishte një terror policor.

Rama i bën zgjedhjet me një sistem neopatronalist, krijohet një marrëdhënie padron klient ku qytetarët janë të varur nga qeveria, ngjashëm me atë të Maqedonisë së Gruevskit.

Këtë herë shoh që ka një ulje gjigande, me 1/3 të votuesve nga opozita. Manipulime kanë ndodhur siç ka ndodhur më parë, por gjuha hiperbolike e opozitës për mua kërkon të shmangë të vërtetën, që opozita e zotit Berisha e Meta nuk mund të motivojnë më njerëzit. Berisha bënte dikur mitingje me 100 mijë veta. Duhen njerëz që përfaqësojnë me sinqeritet hallet e njerëzve, që e kanë dëshmuar këtë gjë.Kur ke qenë në krye të shtetit për 32 vite në të gjitha pozicionet…Ata mund të jenë burra të mirë por nuk janë më shpresa”, tha ai.

Latest articles

Related articles