“Google brain” – Pse SHBA miratoi eksperimentimin e çipave në tru

Këtë të enjte, kompania e miliarderit amerikan Elon Mask, “Neuralink”, mori dakordësinë nga administrata amerikane për të vijuar me fazën e eksperimentimit njerëzor për implantimin e çipave në tru. E thënë ndryshe: nëse deri më sot telefonin dhe Google-in e kishim në dorë, pas një dekade do e kemi në kokë, mjaft të mbyllim sytë, të lidhemi me uairles dhe shfletojmë sa të duam faqe interneti.
Brenda pak vjetësh, kjo botë që shohim sot, me këtë sistem arsimor, për shembull, do ketë kaluar në krizë totale.
Cila është nevoja e librit të historisë dhe datave historike nëse ke në kohë reale gjithë librat e historisë së shkruar deri më sot?
Kompania “Neuralink” arsyeton se këto eksperimente do kurojnë të paralizuarit dhe të verbërit, por pyetja etike e shumë shkencëtarëve dhe filozofëve është – çfarë do quajmë njeri nëse do të kompjuterizojmë lëvizjet motore të trupit dhe aftësitë mendore?
Një nga filozofët që është marrë seriozisht me këtë temë dhe që jep përgjigje shumë interesante është Sllavoi Zhizhek, në librin e tij “Hegel in a wired brain”.

Përgatiti: Sebastian Zonja

Latest articles

Related articles