Më keq se 1997, më zi se sa Ramiz Alia

 

Albanian Stats, një llogari në Tëitter, publikoi sot një hartë të ngjyrosur që tregonte rezultatin e zgjedhjeve në vitin 1997 pas zgjedhjeve të mbajtura në atë vit. Një rezultat traumatik duke parë kushtet në të cilat u zhvilluan, pas një lufte civile të shkaktuar nga pakujdesia e Sali Berishës që drejtonte republikën gjysmë presidenciale në letër por tërësisht Berishiane në realitet.

Duke e ballafaquar atë hartë me atë që prodhuan zgjedhjet lokale të 2023, kupton që katastrofa elektorale e Sali Berishës dhe Ilir Metës është ku e ku më tragjike se sa 1997. Kjo, jo për të falur Berishën e 97 por më shumë për të kuptuar se njolla e Shqipërisë mavi vjen sepse njerëzit urrejnë tanimë edhe në opozitë Sali Berishën që edeh i mbaruar politikisht i torturon si një sadist i lumtur njerëzit dhe demokratët.

Kjo krizë e thellë politike është aq e tmerrshme saqë duket se po konsumon për të dytin vit me radhë një opozitë të torturuar nga sadisti Sali Berisha dhe surrogatë e tij që jetojnë dhe ushqehen me sadizmin e tij. NJerëz të tillë nuk kanë as moralin politik dhe as angazhimin personal për një Shqipëri më të mirë.

Një tjetër hartë të vjen në mendje, ajo e vitit1992 ku Ramiz Alia u mposht në mënyrë plebishitare nga një parti Demokratike e mbështetur nga SHBA. Por, ndryshe nga sadisti Sali Berisha, produkt i shkollës së Partisë Komuniste, Ramiz ipati një farë integriteti dhe u distancua nga pushteti. Morri një mësim të vyer ai dhe adhuruesit e tjerë të Enver Hoxhës dhe hapën krahun pasi kishin gëzuar 5 dekada krime, sadizma dhe pasuri.

Për Berishën, një moment i tillë nuk duhet të vijë ndaj ai përdor çdo mjet sikundër bëri në 1997 duke ndërsyrë njerëzit ndaj njëri tjetrit vetëm për të përfituar personalisht nga tollovia. Si mundet pra që shqiptarët gri të pranojnë një njeri të tillë? Si mundet që shqiptarët të pranojnë një njeri që urdhëron vëllavrasjen mes demokratëve përmes ish policëve të tij dhe surrogatëve të tij? kjo është arsyeja e bojkotit të madh 300 mijë vota. Një bojkot që nëse ai vazhdon të qendrojë aty në PD do të shkojë edeh më shumë se 300 mijë vota.

Prandaj gjendja në opozitë sot është më e trishtë se sa ajo e 1997, çdo fabul e Berishës dhe surrogatëve të tij ka rënë. Mbajtja pas akuzave se Basha është i shitur, se Bardhi është i shitur se të tjerët janë të shitur është e pagëlltitshme edhe nga ish drejtorët e policisë që janë kthyer në shantazhuesit në emër të Berishës.

Berisha po tregohet më i paftyrë se sa Ramiz Alia, më i ndyrë se sa kriminelët e komunizmit jo sepse po urdhëron vrasjen e shqiptarëve në kampe internimi por si një sadist po gëzon poshtërimin e një opozite që nuk dëshiron të mbrojë më emrin e tij dhe familjes së tij. Familjes nongrata në SHBA dhe Mbretëri të Bashkuar për korrupsion, minim të demokracisë dhe krim të organizuar.

Latest articles

Related articles