Duka: Oferta Berisha-Meta s’e çon opozitën në pushtet

Kreu i PAA-së Agron Duka, thotë se oferta politike Berisha-Meta tregoi në 14 Maj që s’e çon opozitën në pushtet dhe sipas tij s’ka për ta çuar ndonjëherë. Duka tha se opozita kishte kandidatë të mirë, por zgjedhjet nuk u trajtuan si administrative por si politike, ku oferta ishte Berisha dhe Meta. Ai shtoi se oferta politike nuk u perceptua nga qytetarët si ofertë e gjithë qytetarëve apo gjithë opozitës. Ai shprehu habi se përse përfaqësues të PD-së së Berishës nuk kanë zhvilluar një luftë të ashpër ndaj Vangjush Dakos.

“PAA ka qenë e fokusuar të Këshillat Bashkiak dhe në Durrës në mbështetje të Igli Carës. Në Durrës dështuam. Gjykoj që kandidatura e Iglit ishte shumë e mirë, por nuk arritëm të bënim që njerëzit ta perceptonin si kandidaturë të gjithë opozitës. Nuk mendoj që Igli ka marrë votat e merituara. Njerëzit edhe s’kanë shkuar të votojnë. Kundërshtar i Iglit ishte Rama, që bëri fushatë të fortë në Durrës me premtime të mëdha. Igli s’duhet trajtuar si humbës, duhet të vazhdojë politikën. Ne morëm 44 mijë vota që është premtuese, dolëm të pestët në klasifikimin e përgjithshëm. Kemi struktura në gjithë Shqipërinë, të cilat duhet t’i forcojnë. Ne nga 2016-ta nuk kandiduam asnjëherë me siglën tonë, për shkak se u konformuam me gabimet e opozitës. Nëse në këtë radhë bënim çdo lloj koalicioni, nuk mbijetonim dot si parti. Kodi Zgjedhor është jo vetëm në disfavor të partive të vogla por edhe i padrejtë”.

Retorika e kryeministrit ishte që të ndalonte votuesit e djathtë. Bëri shkelje kushtetuese në shumicën e bashkive dhe u tha njerëzve që nëse votoni opozitën ndërpritet bashkëpunimi me qeverinë. Projekti që varet nga qeveria, bëhet fjalë për hekurudhën, portin, të gjitha këto ky ia atribuoi kandidatëve të tij. Oferta Berisha-Meta tregoi që s’e çon opozitën në pushtet dhe s’ka për ta çuar ndonjëherë. Diferenca prej 10 mijë votash s’do ishte e tillë nëse Rama do kishte retorikë normale, që të thoshte kushdo që fiton do vazhdoj projektet. Nëse ne s’do kishim bërë gabimin që të abandonuam zgjedhjet vendore dhe e gjithë administrata ishte në dorë të tij, nëse s’do kishim bërë gabimin që ikëm nga Parlamenti dhe ky ndryshoi Kodin Zgjedhor. Këto i kishte avantazhe për faj të opozitës. U morën 7 bashki. Nuk kam menduar ndonjëherë që do merreshin më shumë se 10-15. Ka bashki që mund të kontenstohen si Belshi dhe Rrogozhina.

Oferta jonë s’u perceptua si ofertë e gjithë qytetarëve të Durrësit, e gjithë opozitës. Për Dakon jam i vetmi që e kam thënë nga studio më studio, ndërsa këta duke filluar nga Sala e të gjithë të tjerët, vetëm ndonjëherë kështu…Këtë s’e kam kuptuar asnjëherë. A se kishin hall se ishin vet të tillë, a se çfarë kanë me të?! Mirë Saliu s’e përmendka atë Dakon se do thotë po e thashë unë do thonë je edhe ti, po vet këta të PD a ke parë një luftë të ashpër ndaj tij?! I vetmi që ka folur disa herë kam qenë unë, ‘non grata’ për ‘non grata’ këta janë të baraslarguar të dy. Unë e kam parë Berishën studio më studio, takime më takime, që i trajtonte zgjedhjet politike, ndërkohë që ishin administrative. Individët ishin shumë të mirë. Pavarësisht se duheshin selektuar ose me sondazhe ose me dakordësinë e opozitës. Të tre individët në Tiranë, Elbasan, Durrës, ca t’u shash, profile politike, njerëz me integritet, me sakrifica të mëdha. Ky tha jam vet oferta. Jam unë me Ilir Metën”,-tha për “MCN TV”.

Latest articles

Related articles