Basha: Platforma për Ndryshim bashkon shqiptarët

Ish kryedemokrati Lulzim Basha ditën e djeshme dha sinjalin e rikthimit të tij në politikën aktive pas takimit që zhvillloi me të rinj demokratë, ku la të kuptohej se e konsideronte mundësinë që të kandidonte për të qenë kryetar i Partisë Demokratike.

Sot, duke ripostuar një pjesë të fjalës së tij gjatë takimi, Basha ka shkruar në rrjetet sociale se koha gjatë së cilës qëndroi larg ‘skenës’ të politikës aktive, i ka shërbyer për të parë qartë sesi sistemi politik ka degraduar në një shfaqje që sipas tij ka në qendër problemet personale të politikanëve dhe jo shqetësimet e qytetarëve.

Duke u fokusuar në shifrën e personave që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 14 majit, Basha shkruan se kjo pjesë e qytetarëve, ka refuzuar politikën e vjetër që nuk ka zgjidhje për shqiptarët. Ai shton se kjo shumicë, pra rreth 70% e qytetarëve, kërkon ndryshim rrënjësor.

Kjo kohë reflektimi më shërbeu të shihja edhe më qartë sesi ky sistem politik ka degraduar në një shfaqje që ka në qendër hallet e politikanëve, jo problemet e qytetarëve. Sherret, akuzat dhe baltosja nuk mund të jenë përgjigjja për sfidat e mëdha që ka Shqipëria. Më shumë se 70% të qytetarëve e ka refuzuar këtë teatër politik, që nuk ka asnjë zgjidhje për familjet shqiptare. Kjo shumicë e heshtur kërkon një ndryshim rrënjësor në politikbërjen e vendit, një ndryshim që patjetër mund ta sjellim të gjithë bashkë”- shkruan Basha.

Gjatë fjalës së tij, Basha foli për 3 propozime të cilat sipas tij janë emergjencë kombëtare, kufizimi i mandatit të kryeministrit, listat e hapura të deputetëve dhe vetting të politikanëve. Ndërsa pyetjes së të rinjve për mundësinë që të kandidonte si kryetar i PD-së, Basha zgjodhi t’i shmangej, por as nuk e mohoi.

Latest articles

Related articles