Senatorët amerikanë në Tiranë mesazh Berishës dhe Non Gratave: Korrupsioni duhet të dalë nga sistemi

Në një intervistë për A2 CNN, ndër të tjera ata janë pyetur edhe për procesin zgjedhor të 14 majit dhe faktin që dy persona të shpallur “non grata” nga Sekretari i Shtetit për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, udhëhoqën fushatën për dy parti, siç ishte Sali Berisha drejtues i koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe Tom Doshi i Partisë Social Demokrate.

Senatorët thanë se të gjitha vendet kanë probleme me demokracinë, ashtu si edhe SHBA-ja vetë, por lufta për ta larguar korrupsionin duket të jetë e pandalur dhe sipas tyre qytetarët shqiptarë duhet të insistojnë për ta bërë këtë.

Është e rëndësishme për t’u siguruar që vendi lufton korrupsionin dhe e largon atë jashtë politikës në Shqipëri. Që të ndërtohet një demokraci e fortë, njerëzit duhet të kenë besim tek sistemi, të besojnë se personat që i përfaqësojnë nuk janë të korruptuar në asnjë mënyrë. Kështu që Shqipëria duhet të vijojë rrugëtimin për ta përmirësuar demokracinë, të gjithë e bëjmë. Edhe ne në Shtetet e Bashkuara të Amerikës punojmë për këtë gjithë kohës. Demokracia nuk është diçka që merr dhe e ke, por është një sfidë e përhershme. Duhet të sigurohesh pa pushim që po lufton për parimet e një shoqërie të hapur demokratike. Në fund të fundit, janë qytetarët e Shqipërisë duhet të insistojnë që korrupsioni të dalë nga sistemi në mënyrë që demokracia të forcohet këtu”, tha Senatori Peters.

Ndërsa Senatori Murphy theksoi: “Shqipëria ka bërë përparim domethënës në luftën kundër korrupsionit. Sigurisht, ka ende reforma për të zbatuar, por që tani ne kemi parë ecurinë pozitive në sistemin gjyqësor ku ata që ishin brenda sistemit dhe kërkonin të përfitonin nga postet e tyre, po largohen dhe ky është një sinjal i vërtetë që ky vend është i vendosur ta luftojë korrupsionin. Mendoj se Senatori Peters ka të drejtë, të gjithë kemi vështirësitë tona, apo jo? Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund t’i bien botës qark dhe të pretendojnë përsosmëri. Edhe demokracia jonë ka probleme. Ndaj, një nga arsyet se përse ne jemi këtu, është që të punojmë mbi problemet e përbashkëta, në mënyrë që të ketë më shumë njerëz që votojnë në zgjedhje dhe që ndëshkojnë edhe më shumë këta abuzues kudo mundemi. Këto janë probleme të përbashkëta dhe ne jemi të angazhuar për të gjetur zgjidhje për to”.

Latest articles

Related articles