Sot Sali Berisha është humbës i madh, është personi që i ka dhënë Edi Ramës 53 bashkitë më të mëdha. I ka dhënë Edi Ramës bashkitë simbol, Shkodër, Tropojë, Vaudejës, Kurbin, Kukës.
Ai nuk don ta pranojë se njerëzit nuk e votojnë më. Nuk e duan. Dhe skanë për ta votuar kurrë më. Atë e Ilir Metën.
Ai nuk e pranon ketë, nuk pranon humbjen, nuk pranon se shqiptarët nuk e duan, sepse ai kërkon të mbajë peng militantët demokratë. Kërkon të mbajë peng oppzitarizmin.
Ai është gati të shpikë çdo justifikim vetëm për të mos pranuar humbjen.
Ai është rrethuar me “Yes man” si Jozefina Topalli, Mondi Spaho e Alfred Paloka, të cilët pa Berishën nuk do të ekzistonin në politikë, duke qenë njerëz të lodhur dhe të bezdisshëm.
E mbajnë me panolina, me kompresa, me rrena sepse janë të padobishëm në çdo punë.
Vazhdojnë revolucionin…