Nuk ka PD të Ilir Metës! – nga Indrit Vokshi

Ne e dimë që janë paguar shumë lek në media me synim që atyre të cilët janë PD legalisht e politikisht dhe që kandidojnë në fletën e votimit si PD, tu thuhet “Grupi Alibeaj”.

Ndërsa atyre që kandiduan e kandidojnë me Ilir Metën, tu thuhet PD. Pra PD nuk qenka PD, por LSI qenka PD. Çfarë nuk nigjon njeriu.

E dimë ketë, ata kanë para jo vetëm për të blerë media e moderatorë por për të blerë deri edhe faqe facebook, siç edhe blenë.

Mirëpo eksponentët e PD i këshilloj të mos paraqiten të ngordhur nëpër media. Të artikulojnë të vërtetën fuqishëm. Sa herë tu paraqiten si PD ata që nuk janë PD, tua plasin turinjve, t’i pyesin moderatorët: ma gjeni pak ku ekziston kjo PD që thoni ju? Vetëm kaq.

Po lejove tjetrin të ta vjedhë dhe përdorë emrin, ti nuk e meriton atë emër.

Sot PD është parti politike e cila pa lek, pa kryetar funksional, pa forume funksionale, në 14 maj mori 124 mandate për Këshillat Bashkiakë. Ka mbi 30 deputetë në parlament. Le të rinovojë forumet e larta, kryesi, kryetar, këshill dhe degët dhe të vazhdojë rrugën.

Mos lejoni asnjë moderator delenxhi që blihet me lek tua cënojë emrin e partisë, përkatësinë politike të 30 deputetëve, të 124 përfaqësuesve në këshilla, minimalisht mbi 100 mijë votuesve dhe potencialisht 200 mijë demokratëve që nuk shkuan në votim.

Sali Berisha me 14 maj i mori në qafë kandidatët e tij, duke i mos i lejuar të regjistrohen me PD por me LSI. Po të regjistroheshin me PD, disa do kishin fituar.

Ndodhi çfarë ndodhi, eksponentët e PD duhet ta theksojnë fuqishëm se ka vetëm një PD, nuk ka PD të Ilir Metës.

Latest articles

Related articles