“Mallkue kjoft njaj bir shqyptari, qi ket votë t’demokracisë,
trashigim qi ja la i pari,
se trashgon veç për Berishë“.
Me këto fjalë të ndjera, senatori amerikan, republikan e pro berishian i distriktit të Kamzasit në USA, ka nisur letrën e tij për Tropojën. Letra vijon si më poshtë:
“Besprerja juej asht e neveritshme. Ju kafshuet doren qi ju bani policë. Ju e harruet kohen kur në 1993, ishit njikohësisht edhe studentë në Kamëz edhe policë, dhe varnit kallashët në gozhdat e mureve të konviktit. Ju harruet kur u punësuet në shtet, jetonit nëpër institucione, kishit vue krevat brenda zyrave se hala nuk ishit stabilizue me shpia n’Tiranë. Ju harruet kush ju ndihmoi me zaptue dylymin e parë të tokës. Ju harruet kush ju lejoi me ba ndërtimin e parë pa leje. Ju zbritët prej Tropojes dhe me 2 vjet punë n’polici e tatime, hapët lokale e prona. Ju u punsuet në lagalizime për me mujt me mbarue katin e dytë t’shpisë. Ju u emëruet prokurorë e gjyqtarë ose patët kushërinjt prokurorë e gjyqtarë, kur ma përpara ju ishit thjesht katundarë me dele. Ju jeni mosmirnjohës.
Tash ju kinse po jepni votë për ma mirë. Ju doni ma mirë pa Sali Berishë? Marre duhet m’ju ardhë. Ju bojkotoni lexhendën e demokracis, nuk shkoni n’votime ju? Marre e faqja zezë. Ju u batë bespremt e demokracis botnore, u batë me George Soros. Rexhë Byberi asht i Fondacionit Soros dhe promovon axhendën e gjelbër n’për male, brigje, gërxhe e shkrepa. Rexhë Byberi asht pro ngrohjes globale e ka me ju shkri bora, ska me ra kurrë ma borë n’Tropojë.
Ju tradhtar, we will never forget.