Noka në SPAK, flet pas dëshmisë: Fola për dy çështje, paraqita provat që disponoj


Deputeti Flamur Noka është paraqitur mëngjesin e së martës në ambientet e SPAK. Për 30 minuta deputeti ka dhënë sqarime për disa kallëzime që ka bërë para zgjedhjeve të 14 Majit, kallëzime të bëra në lidhje me krimet zgjedhore.

Një nga kallëzimet është ai ndaj kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, të cilën e akuzon se ka shpërdoruar detyrën duke përdorur administratën në fushatë. Në një deklaratë për mediat pas dëshmisë që dha në SPAK, deputeti tha se paraqiti prova për dy çështje që ka bërë kallëzim.

“Ne kemi monitoruar dhe paraqitur në SPAK një mori padish për këtë batërdi. Sot isha për të diskutuar në lidhje me dy çështje, me zonjën Majlinda Bufi si kërcënuese dhe shantazhuese e qytetarëve për t’u dhënë me dhunë votën dhe për të famshmen çështje të aktivistit që po ashtu shantazhonte administratën.

Të dyja këto janë krime të rënda zgjedhore dhe ne do t’u shkojmë deri në fund. Të gjitha provat që disponojmë janë dorëzuar. Fakti që jam këtu do të thotë se ka hetim penal për Bufin dhe aktivistin. Vota me dhunë dhe presion duhet të marrë fund. Ne jemi këtu për t’i qëndruar kësaj deri në fund.“, tha Noka

Latest articles

Related articles