Gazeta The Sun: 11 killera shqiptarë në Angli, do të vuajnë dënimin në Shqipëri

ANGLI- Vrasësi i Sabina Nessa-s është në mesin e 11 vrasësve shqiptarë të caktuar për tu larguar nga Britania dhe të vuajnë dënimin e tyre në Shqipëri. The Sun shkruan se bisedimet mes kryeministrit britanik Rishi Sunak dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama arritën një marrëveshje për të lejuar dhjetëra kontrabandistë të burgosur në Angli të mbarojnë dënimet në Shqipëri.

Dhe 11 vrasës, përfshirë Koci Selamaj, i dënuar me 36 vjet burg për vrasjen e mësueses Sabina në Greenwich, do të jenë ndër të parët që do të shkojnë. Burgjet britanike strehojnë më shumë se 1,330 shqiptarë, grupi më i madh i kombësisë së huaj pas hekurave. Dhe qeveria është e vendosur të ulin faturën për mbajtjen e tyre , e cila është rritur në rreth 60 milionë paund në vit.

Një marrëveshje që përshpejton largimin e të burgosurve do të nënshkruhet brenda disa javësh pasi zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit të Burgjeve të Mbretërisë së Bashkuar vizituan Shqipërinë në mars. Udhëtimi për gjetjen e fakteve hapi rrugën për transferime më të shpejta të të burgosurve në këmbim të modernizimit të burgjeve dhe sigurimit të një flote automjetesh burgu.

Një burim nga shërbimi i burgjeve të Shqipërisë tha: Ekipi i Mbretërisë së Bashkuar vizitoi të gjitha burgjet tona në Peqin, Lezhë, Fushë Krujë dhe Drenovë në qytetin e Korçës. Ata kishin një urdhër të qartë nga ministri i tyre në MB për të na ndihmuar pa vonesë. Ata do të na ndihmojnë të modernizojmë menaxhimin e burgjeve dhe të përmirësojmë sigurinë dhe logjistikën.

Mbretëria e Bashkuar ka dhuruar 12 automjete si pjesë e marrëveshjes, e cila gjithashtu do të rrisë kapacitetin e burgjeve shqiptare.

Latest articles

Related articles