Deputeti demokrat Luan Baçi është deputeti i parë nga radhët e Foltores, i cili shprehet se është dakord që Lulzim Basha të rikandidojë sërish për kryetar partie, në PD.
“Basha është deputet I PD-së, të vij aty, të konkurojë për kryetar grupi apo për kryetar partie. Jam dakord që Lulzim Basha të rikthehet. Çdo deputet ka të drejtën të kandidojë për kryetar partie”- tha ai në një intervistë për Euroneës Albania.