“Defender Europe 23” sot në sheshin “Nënë Tereza”, Rama: Ngjarja më e rëndësishme ushtarake e vitit

Defender Europe 23, ngjarja më e rëndësishme ushtarake e vitit, do të mbahet këtë të hënë (22 maj) në sheshin “Nënë Tereza”. Trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe vendeve partnere të NATO-s do të zbresin në orën 10:00 në shesh, ndërsa kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve për t’iu bashkuar kësaj ngjarje.

Stërvitja më e madhe e ushtrisë amerikane në Evropë përfshin 24 mijë ushtarakë nga vendet aleate dhe partnerët.

Synon të përmirësojë gatishmërinë dhe bashkëpunimin midis SHBA dhe vendeve partnere të NATO. Rrit aftësinë e bashkëpunimit në rastin e një krize ose konflikti.

Mbështet objektivat e përcaktuara nga NATO-s për të ndërtuar gatishmërinë brenda aleancës.

Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA është projektuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA dhe NATO-s. Më shumë se 20 vende aleate dhe partnere do marrin pjesë në Defender Europe 23.

Latest articles

Related articles