Nga Taulanda Jupi
Në luginën e tmerrit, në Burgun e Spaçit , 50 vite më parë mes dhunës e terrorit kishte nga ata heronj të cilët dëshmuan që lirinë e kishin në shpirt, kishte nga ata burra të cilët, megjithëse dhuna dhe brutaliteti dukej se kishin shuar shpresën në Shipërinë komuniste, gjetën guximin dhe forcën të ngriheshin për të mbjellë shpresë.
Revolta e Spaçit ishte nuk ishte thjesht një revoltë brenda burgut, ajo pati forcën e një kryengritje që tronditi diktaturën duke dëshmuar se ka vetëm një rrugë kr gjithçka duket e pamundur: QËNDRESA!
Vendet e kujtesës me impakt social duhet me kohë të ishin shpallur zona a parqe të trashëgimisë kulturore dhe historike, në mënyrë që të mbroheshin nga çdo lloj ndërhyrje, për ti shërbyer transoarencës dhe një raporti të drejtë me të vërtetën mbi krimet e regjimit komunist, mbi dhunën dhe terrorin gjatë periudhës së dikaturës komuniste në Shqipëri.
Burgu i Spaçit duhet të kthehet në Muze Kombëtar, sepse historia shqiptare e komunizmit nuk është vetëm historia jonë, nuk është vetëm historia e mijëra viktimave dhe familjeve të tyre, ajo është pjesë e historisë evropiane të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe krimeve kundër njerëzimit.