TIRANË, organizohet parada e komunitetit LGBTQIA+

spot_img

Për herë të 11, në vendin tonë organizohet parada e komunitetit LGBTQIA+. Kjo paradë bëhet në vazhdimësi të aktiviteteve, ku pjestarë të komunitetit kërkojnë të drejta të barabarta, mos të diskriminohen dhe bullizohen.

Parulla me të cilën mbahet parada këtë vit është “Hape Zemrën”. Është miratuar një plan veprimi për komunitetin LGBTQIA+, por anëtare të këtij komuniteti thonë se nuk është zbatuar siç duhet dhe ende ata vuajnë problematika të ndryshme, siç është diskriminimi, refuzimi i shërbimeve etj.

Parada nisi tek instalacioni “REA”, për të vazhduar në bllok, më pas tek sheshi ‘Nënë Tereza’ dhe më pas do ndalojnë tek kryeministria. Një prej personave të pranishëm foli për gazetaren e Report Tv, Ledina Jakimi duke thënë se fokusin e kanë te personat transgjinor, të cilëve duhet ‘u ofrohet shërbimi i ndërrimit të gjinisë dhe të bëhet terapia hormonale.

Latest articles

Related articles