Fitoi zgjedhjet si kandidat i “BF” në bashkinë Mirditë, Albert Mëlyshi: Berisha të hapë krahun

Albert Mëlyshi, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, i cili fitoi zgjedhjet lokale në Bashkinë e Mirditës, komentoi situatën brenda Partisë Demokratike. Në një lidhje skype për emisionin ‘Pa Protokoll’, Albert Mëlyshi tha se pas humbjes duhet të ketë një hapje të Partisë Demokratike.

“Mënyra sesi gjithë faktorët kanë bashkëpunuar këtu ka qenë përtej interesave partiake. Pa dashur të përfshihem në politikën qendrore, mendoj që ajo që sot ka nevojë PD, është hapja e saj me të cilën kam parasysh që e djathta, individët që duan që Shqipëria nesër të jetë me një opozitë më të fortë dhe më konkurruese. E djathta duhet ta shohë emergjencë hapjen e PD-së me këta aktorë dhe individë që t’i shërbejnë jo vetëm të djathtës por Shqipërisë. Hapja do të thotë përfshirja e sa më shumë individëve, jo largim indivivësh. Për këtë duhet të reflektojë edhe Berisha dhe çdo i djathtë që do t’i shërbejnë Shqipërisë. Është e vetmja rrugë që opozita të ushtrojë trysni ndaj pushtetit qendror”- tha Mëlyshi.

Latest articles

Related articles