Zef Ndreka
Dorëheqja e kryetarit të komanduar të PD-së z.Enkelejd Alibeaj erdhi pikërisht në kohën kur ishte planifikuar plot një vit më parë, pas dorëheqjes së pjesëshme apo terheqjes së .z Lulzim Basha.
Komandimi i z.Alibeaj në krye të PD-së erdhi në momentin më të vështirë të historisë dhe ekzistencës së Partisë së parë opozitare të Shqipërisë.
Sulmi i pa parë dhe lufta ekstreme brënda llojit, por edhe lufta përsonale kundër tij, u përballua falë karakterit të tij, falë besnikërisë së tij, falë bindjeve të pa lëkundëshme të tij për një PD europianiste, euroatlantike dhe demokratike.
Falë qëndrueshmërisë së tij dhe qartësisë, falë angazhimit pa u dorëzuar edhe pse pothuaj i vetëm me disa deputet që nuk u shitën tek non grata dhe tek spiuni Metaj, PD-ja mori një rezultat për të mbijetuar si parti politike.
8.1% e votuesve shqiptarë hidhen votën për Enkelejd Alibeajn, e konvertuar në mbi 100 mijë vota.
Akti i dorëzimit të kryesisë së komanduar, i hap rrugë qëndrimit të mëtejshëm të kryesisë dhe grupit parlamentarë të PD-së.
Nuk e shoh si tërheqje këtë akt, përkundrazi!
Do presim ditën e premte çfarë vëndimesh do të ketë. Do të shitet PD-ja tek Berisha apo do të marrin përgjegjësi deputetët e saj.
Sido të ndodhë, shpreh respektin maksimal për bashkëpunimin me z.Alibeaj dhe i uroj mbarësi në misionin e tij politik për të ardhmën.
Uroj që Kryesia e PD-së dhe grupi i deputetëve të pa shitur, ta kuptojnë qartë e mirë veprimin e tij.